Trajtime

Featured by Department

Trajtimet

Cfare eshte fizioterapia?

Pothuajse nuk ka drejtim ne mjekesi ku fizioterapia nuk eshte pjese e mjekimit ose rehabilitimit. Eshte aplikim i energjive fizike( drite,ngrohtesi, elektricitet, magnetike,mekanike etj) me qellim preventive, mjekimi dhe rigjenerimi i demtimeve dhe patologjive te ndryshme dhe kjo quhet Rehabilitim. Vjen nga fjala greke ,,fysis,,natyrore pra perdorim faktore natyrore per mjekim. Ne kohet e lashta Egjiptjanet, greket,romaket perdorshin vete energjin e diellit per mjekim. Kinezet e vjeter perdorshin resurset natyrore sidomos nxehtesine, levizjet, shpimet etj.Konstatim esht qe fizioterapia eshte nje nder metodat me te vjetra mjekimi ne historine e mjekesise. Fal teknologjise moderne gjithe keto resurse

sot perdoren dhe aplikohen ne menyre precize dhe te kontrolluar ne trupin e njeriut si qe jane: lazeri, elektroterapia,magnetoterapia. Pjesa kryesore gjithsesi eshte kineziterapia ose terapia me levizje. Rehabilitim eshte gjithcka cfare veprojme per ti minimizuar ose eliminuar dhimbjet.Diagnostifikimi mbetet nje element kryesor per nje fizioterapi cilesore. Bazuar shkences dhe sidomos njohurise dhe eksperiences te fizioterapistit kemi diagnostifikim te shpejt dhe te sakte. Ky eshte nje profesion ku dituria , njohuria pregatitja profesionale e nje fizioterapisti te diplomuar jane ne cdo moment ne prove. Rezultatet tek pacientet jane matesi i vetem. Ne ambientet e fizioterapise , me aparatet , me pacientet mund te punoj vetem nje fizioterapist i diplomuar me diplome univerzitare kursesi kursante, praktikante, studente, profesor fiskulture etj sepse ato nuk jane te kualifikuar per kete profesion. Me pjesen e trajtimit nuk meren as vete ortopede, reumatologe, neurologe, neurokirurg, traumatolog edhepse ato jane me te interesuarit per rehabilitimin e pacientit tek diagnozat qe ata trajtojne. Ne bote fizioterapia eshte perditshmeri, ne Shqiperi ndihet senzibilizimi i madh i popullates dhe cdo dite e me shume i besojne duarve te arta te fizioterapistit per problemet qe kane. Sot eshte rutine te trajtosh: hernie diskale, spondiloartroze, lumboishijalgji, bursite, paraliza,dhimbje reumatizmale, artroza, skolioza, kifoza, demtime sportive etj. Pra jo gjithmone operacione, ilace pafund por Fizioterapi per te qene gjithmone me shendet te plote.

Spondiliartrozaquhet edhe semundja e kohes. Menyra e jeteses,levizjet e pakta,stresi, sjell deri te ndryshimet degjenerative te shtylles kurrizore. Me shum e kane disa profesione si: shofere,pune zyrash,pune fizike,mbipesha,procese inflamatore,trauma,oasteoporoza.Paraqitet ne cdo pjese te shtylles kurrizore por me shoesh te pjesa cervikale dhe lumbare.Nga ky ndryshim degjenerativ i ruazave kemi presion,ngacmim te rrenjeve te nervit spinal qe kalojne ne kete kanal dhe si pasoj kemi:dhimbje,dobesim muskular,mpirje te gishtave etj.Nga ky ndryshim degjenerativ mund te kompromitohet kanali intravertebral dhe arterjet e shtylles kurrizore keshtu ndodh vazokonstruksioni (ngushtimi) i eneve te gjakut qe furnizojne pjesen e mbrapshme te trurit aty ku gjendet truri i vogel Cerebellum) dhe kemi marremendje,disekuiliber,zhurme te veshet,dhimbje koke etj.SINDROMA

LUMBARE:

dhimbje te pjesa e kurrizit, e perqendruar te pjesa lumbosakrale ose ne qoftese kompromitohet rrenja e nervit spinal kalon dhimbja te njera ose kemba tjeter .

Cdo pacient ka karakteristikat dhe specifikat e veta prandaj duhet program terapeutik i vecant .

Faza akute :

duhet hequr dhe minumizuar dhimbja paralelisht fizioterapi dhe medikamente. – kjo faze zgjat 2-3 jave.

Faza e dyte : shume e rendesishme per pacientin. Eshte mire nese trajtimi gjithsej zgjat 6-8 jave.

FIZIOTERAPIA:

elektreterapia- diadinamik me program analgjezi dhe vazodilatacion, vakum me program ndrushime degjenerative,artroza, TENS, ultrartinguj per dhimbje dhe qarkullim gjaku dhe per osteofitet (sqepat-majat)qe paraqiten te cepat e vertebrave, Tecar terapi per rigjenerim te indeve te buta perreth vertebrave,laser per rrigjenerim, magnet me program spondiliartrosis, fango terapi (trajtimi me balten termale_mase vulkanike), traksion cervikal ose lumbar me ekstenziomat, ushtrime me program te vecant per cdo pjese te trupit. Seanca zgjat deri 1 ore e gjysem. Trajtimi programohet dhe ndiqet nga Fizioterapisti i specializuar.

Shtylla kurrizore mundeson pozicionin e drejt te trupit. Perbehet nga 33-34 vertebra, ndermjet atyre kemi disqet qe mundesojne amortizimin. Anash ngjiten muskujt nepermjet ligamenteve qe mundesojne levizjet e ndryshme te trupit. Ne brendesi kalon kanali spinal ku eshte palca kurizore-medulla spinalis dhe fijet nervore te shtylles kurrizore. Kolona veetebrale ndahet ne 5 pjese: cervikale, torakale,lumbare,sakrale dhe kocigiale. Nga shkaqe te ndryshme mund te paraqitet hernia diskale ose dalja, rreshqitja e diskut si: trauma, ndryshime degjenerative, spondiliartroza,unkartroza,ankiloza, listeza , mbipesha trupit,pune fizike te renda, ulja e gjate ne nje pozicionetj. Kemi presion ndaj nervave dhe fillon dhimbja. Disku ka trashesi 4-6 mm. Simptomet: dhimbje mesi ,qafe ose pjesa ku kemi problemin. Shpesh kalon edhe te kembet deri te gishtat. Ndryshon ndjeshmeria dhe reflekset. Diagnostifikimi shum i rendesishem.

Vizita klinikisht dhe Radiografia dhe Rezonanca magnetike. Neqoftese vleresohet se nuk eshte per nderhyrje kirurgjikale vijon Fizioterapia e cila duhet ber dhe drejtuar me shum kujdes paralelisht shoqeruar me medikamentet ampulare ose tabletare sipas nevojes.

Fizioterapia zgjat rreth 4-5 jave si cikel dhe trajtimi vleresohet nga ana profesionistit a eshte akute ose kronike.

Trajtimet:

Elektroterapi, magnetoterapi, tecar terapi, ultratinguj,laser,akupunkture, tens,traksion dhe ushtrime . E hjithe kjo me nje program ditor simptomatologjik.

Ne shumicen e artikulacioneve ne trupin e njeriut gjindet nje qese e vogel me leng ne brendesi. Roli i kesaj materjeje eshte zvogelimi i ferkimit ose konsumimit ndermjet tendinave dhe kockave ose skajeve kockore me lekuren. Shkaqet jane te ndryshme por kryesisht paraqitet kur nje artikulacion eshte shum shpesh i ngarkuar si ne sport ashtu edhe ne pune si: tenis,atletike,pastrueset,muratoret por edhe traumat.

Disa bursite: bryli studentit( mbeshtetje e gjate), bursit prapatelar(sportiste ose puna ne gjunje),Kista Beker( kur lengu gjurit kalon prapa te fossa poplittea), bursit korako-akromial,trohanter bursit etj.

Fizioterapia: te ftohta lokale, elektroterapi,magnet, laser,tekarterapi, pushim, ilac antiinflamator.Perndrysha ne trupin e njeriut kemi rreth 160 bursa.

Paraqet inflamacion kronik dhe progresiv.Etiologjia nuk dihet.Eshte semundje e sistemit te artikulacioneve.Me shume i theksuar te gjinia femerore dhe ne moshen 40-60 vjet. Eshte edhe semundje trashegimtare pra rol te rendesishem luan edhe faktori gjenetik. Shpesh pas dhimbjeve kemi edhe fryrje te artikulacioneve.Ne fazen e avancuar i kap edhe pjeset ose organet tjera te trupit.

SIMPTOMET:ngerci i mengjezit,dhimbje gjate levizjeve,edem te artikulacionet,sedimentacioni i lart,faktori reumatik pozitiv,leukocitet e larta. Diagnostifikimi:paralelisht me radiografine duhet ndjekur edhe analizat e gjakut.

FIZIOTERAPIA shum e rendesishme, e gjate dhe simptonatike. Ndjekja e reumatologut shum e rendesishme sidomos per aplikimin e medikamenteve te duhura ne kohen e duhur. Qellimi i fizioterapise mbi te gjitha heqja dhe minimizimi i dhimbjeve. Mund te aplikohet elektroterapia me programet analgjezie, tekar terapia, ultratinguj, fango terapi, magneto terapi, ushtrime etj.

Jane shum te shpeshta,ndodhin edhe te sportistet aktiv edhe te ato qe meren me rekreacion dhe palestra. deri ne moshen aktive 25-35 demtimet jane me te ralla dhe me shpejt te rikuperueshme vec per faktin qe kemi strukturen e kockes, muskujve dhe ligamenteve me te forte. pastaj elasticiteti dhe forma e tyre vjen duke u konzumuar ose zvogeluar dhe demtimet ndodhin me shpesh dhe me pasoja.cdo lloj sporti ka specifiken e vet dhe duhet gjithmon parapregatitje para cdo aktiviteti sportiv.Me se shpeshti demtimet dhe problemet jane nga neglizhenca.Demtimet me te shpeshta jane:ndrydhjet ose distorzionet e artikulacioneve,terheqjet muskulare,luksacionet,frakturat etj.Demtimet jane akute dhe kronike.

Akute:forca e tepert gjate aktiviteteve sportive sidomos te sportistet amatore qe shtojne ngarkesat sipas deshires dhe jo me instruksione.

Gjuri:eshte pjesa me e prekur nga keto probleme, mund te jete nje distorzion i lehte por edhe carje te ligamenteve ose menisqeve.Fizioterapia;mvaret nga grada e demtimit.

Diagnostifikimi;Eho,Radiografi,Rezonance magnetike. Gjithmon e rendesishme vizita klinikisht, mund te kete edhe edema.Kavilja:kemi distorzion,luksacion,edema,hematoma etj.Pas demtimeve deri te diagnostifikimi i sakte duhet mbrojtur mir vendi i demtimit me te ftohte dhe imobilizim. ne klinik trajtimet e fizioterapise jane;elektroterapia,ultratingulli,tekarterapia,magnetoterapia,laser,krioterapia etj.Nese eshte e nevojshme e rendesishme edhe nderhyrj kirurgjikale. me se shumti me artroskopi. Faza postoperative shum e rendesishme.

Eshte deformitet i shtylles kurrizore.  Sipas grades dhemoshes vijon edhe rehabilitimi ose trajtimi .  Neqoftese nuk trajtohet situataperkeqesohet, asnjehere nuk drejtohet vetvetiu. Zhvillimi i shtylles kurrizore fillon qene muajin e 10 pas lindjes kur femija fillon ecjen e deri ne mbarimin e rritjes te mosha e pubertetit. Shihet edhe me sy ,por me mire eshte me radiografi (panorame) komplet shtyllakurrrizore. matet ne kend. Deri ne 100 eshtenormale,25 deri 400   mund te korrigjohet me programe dhe trajtime special, mbi 400 duhetoperuar.

Gjendja e zgjatur me kete problem fillon dhe prishstrukturen kocko-muskulare ne zonat e tjera siartikulacionet kokso-femorale, skapulat, gjunjetdhe pse jo  dhe organet e brendshme qekompromitohen nga devijimi I shtylles kurrizore.

Dobesohet hapesira intravertebrale , prishetdisku, atrofon muskulatura paravertebrale, kompromitohet inervimi I nervave qe dalin ngakanali spinal dhe kemi dhimbje.

KIFOZA. Eshte deformitet ose shtremberimishtylles kurrizore ne pjesen torakale me hark osekonveksitet nga mbrapa.

Harku normal  eshte 20-300 ne pjesen torakale teTh5.

Kifoza ne shumicen e rasteve terheq me vete dhedeformon pjesen e poshtme te shtylles kurrizorene zonen lumbosakrale dhe njekohesisht kemilordozen.

LORDOZA. Eshte deformitet te pjesalumbosakrale, me harte ose konveksitet nga para.

Problematike m.qudratus lumbarum, m.iliopsaosbill.

Shtese: Skolioza me shume paraqitet rreth moshes 9-10 vjec. Me shume tek femrat.

Deformitetet ndahen ne: -Te lindura. –Te formuara gjate dhe pas lindjes ne vitin e pare tejetes. – Te formuara ne moshen e adoleshences. – Te moshes :osteoporoza, m.beakterew, trauma, Tuberkuloza etj.

Skoliozat ndahen ne :

– Funksionale ( kur kemi ndonje problem osedeformitet tjeter duke pasuar me ane te shtylleskurrizore te drejtohet).

-Strukturale  (kur kemi deformitet evident tevertebrave).:

1- kongenitale,. Jane te lindura kur femija lind me deformitet.

. 2-te perfituara (idiopatike) nga shkaqe tendryshme.

Ndarja e rradhes :– Kongenitale,- Infantile (nga 0-4 vjec), -Juvenile (nga 4-10 vjec), – Adoleshente(nga 10 deri kur mbaron  rritja).

Skolioza eshte: -Totale, -Parciale, -Kompenzatore.

Raporti %: femra 5-meshkuj 1.

Edhe per shkak te zhvillimit te muskujve.

Shpesh here eshte trasheguese nese prinderitvuajne nga deformimet e shtylles kurrrizore.

Mamography

Specialized X-rays of the breast to aid in the early detection of breast cancer. A yearly mammogram is recommended for women age 40 and older.

Reproductive Endocrinology

Care and treatment for couples having difficulties conceiving a child. Conventional therapies such as medication and surgery can help your dreams of parenthood come true. Our partnership with Mayo Clinic allows us to provide referrals when advanced reproductive techniques are required.

Integrative Medicine

Alternative therapies stemming from the premise the mind, body and spirit function as one and addressing all promotes healing.

Chemical Dependency Treatment

Care for people with alcohol and other drug addictions. All treatment plans are individualized, ensuring that each person’s unique needs are met to promote healing and recovery. Dignity and respect are foundational values that guide our work.

Physical Therapy

Therapeutic care to restore movement and function to people disabled by disease or injury. Care may include exercise, training in activities of daily living and education. Our team works in collaboration with other specialties to offer comprehensive care and quickly restore you to your optimal health.

Gynaecology Department

(+555) 959-595-959

John Cayre

Pediatrician

Lini Takimin Tuaj!

Telefononi 069 976 9207ose plotesoni te dhenat per nje takim...